Politike

Topalli: Ja tre oligarkët që vendosin për shqiptarët! E kanë çuar vendin buzë gremine, opozita i ka tradhtuar njerëzit

21 Shtator 2020, 11:31 Nga DOSJA
Topalli: Ja tre oligarkët që vendosin për shqiptarët! E

TIRANË- Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli thotë se janë tri Oligarkë që vendosin sot për shqiptarët, dhe ata janë Lulzim Basha, Edi Rama dhe Presidenti Meta me bashkëshorten e tij, Monikën. Në një intervistë për Abc News, Topalli tha se kurrë më parë, opozita nuk është shitur më shumë sesa tani, dhe shtoi se lidershipi i PD është i korruptuar.

“Tre oligarkë s’mund të vendosin për shqiptarët. Tre oligarkë që janë Lulzim Basha, Edi Rama dhe Ilir Meta bashkë me bashkëshorten e tij. Është një krizë ekonomike, krizë shëndetësore, krizë psikologjike që nuk tolerohet. Ata që e kanë çuar vendin buzë greminës kanë emra. Edi Rama i bën këto lëvizje se opozita i ka tradhtuar ata njerëz që ishin kundër Ramës dhe e ka lënë bosh atë fushëbetejë. Nëse do denonconte çdo korrupsion. Kurrë nuk është shitur opozita, as nga e majta e as nga e djathta. Nëse PD do kishte një lidershp të pakorruptuar, sigurisht që do vinte në pushtet dhe Rama s’do e merrte mandatin e tretë”, shtoi ish-kryeparlamentarja.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta jozefina topalli lulzim basha monika kryemadhi edi rama ilir meta jozefina topalli lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll