Politike

Mbledhja e KP/ Gjiknuri i përgjigjet Hajdarit: Amendamentet e PS garantojnë hapjen 100% të listave por jemi të hapur për di

21 Shtator 2020, 08:48 Nga DOSJA
Mbledhja e KP/ Gjiknuri i përgjigjet Hajdarit: Amendamentet e PS

TIRANË- Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i është përgjigjur kërkesës së deputetes Rudina Hajdari për të mbledhur sërish nesër KP, për të finalizuar diskutimet në lidhje me hapjen e listave dhe ndryshimin e koalicioneve. Në një letër dërguar Hajdarit, Gjiknuri thotë se PS ka dorëzuar amendamentet për Kodin Zgjedhor, që sipas tij garantojnë hapjen e listave 100%. Më tej, Gjiknuri thotë se PS është gati të diskutojë për propozimet e PS, për të arritur një konsensus më të gjerë dhe i bën thirrje opozitës që të sjellë propozimet e saj.

LETRA E PLOTË E DAMIAN GJIKNURIT: 

 E nderuar zonja Hajdari,

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik, Partia Socialiste depozitoi amendamentet e saja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si reflektim i ndryshimeve Kushtetuese të hyra tashmë në fuqi. Amendamente që në gjykimin tonë garantojnë plotësisht parimet kushtetuese për hapjen 100% të listave ashtu sikurse sigurojnë të drejtën e çdo qytetari për të vlerësuar nominalisht me votë preferenciale secilin kandidat e më tej duke ri rënditur listën përpara ndarjes përfundimtare të mandateve. Gjithësesi, duke konfirmuar se jemi plotësisht të gatshëm të diskutojmë rreth propozimeve tona me synim arritjen e një produkti me konsensus sa më të gjërë, në cilësinë e përfaqësuesit të mazhorancës kërkova nga përfaqësuesit e tjerë të Këshillit Politik që të sjellin opinionin në raport me draftin tonë ose propozime alternative.

Gjej rastin të ju falenderoj që Ju zonja Hajdari ju përgjigjet pozitivisht thirrjes për të kontribuar në mënyrë aktive, me propozime konkrete. Duke qenë se Këshilli Politik u krijua si strukturë ekstra-parlamentare, me synim primar përfshirjen e kontributit të opozitës jashtëparlamentare në procesin e reformës zgjedhore, do kërkoja mirëkuptimin tuaj për ti dhënë kohën e nevojshme edhe përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare që të paraqesin dhe ata propozimet e tyre konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor. Duke patur kontributin konkret me drafte nga të gjitha palët në Këshill, mund të kryejmë më pas procesin e negocimit në këtë strukturë ekstra-parlamentare, për një produkt me konsensus sa më të gjërë të mundshëm.

Në rast se opozita jashtëparlamentare, brenda afateve që na ka caktuar Kuvendi, do të vazhdojë të refuzojë ftesën për të dhënë kontributin e saj me amendamente konkrete të Kodit Zgjedhor, Ju si opozitë parlamentare keni gjithësesi të drejtat dhe hapësirat e plota ligjore për ti bërë amendamentet tuaja pjesë të diskutimit që do duhet të zhvillohet padiskutim në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe grupin përkatës të punës ku përfaqësohet si mazhoranca ashtu edhe minoranca në Kuvend.

Duke ju ftuar të depozitoni një kopjo të propozimeve tuaja zyrtarisht edhe pranë Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, mbetemi në pritje që opozita jashtëparlamentare të depozitojë në Këshillin Politik ose në Kuvendin e Shqipërisë propozimet konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor në zbatim të ndryshimeve Kushtetuese të 30 Korrikut.

Këshilli Politik sërish është në ngërç për hapjen e listave. Opozita kërkon një hapje 100% dhe mosprekje të koalicioneve, e po ashtu marrjen e ekspertizës nga OSBE/ODIHR. Por PS dorëzoi të premten një draft të ri me propozime, ku sugjerohet hapja 100% e listave, por nga ana tjetër sanksionohet se është kreu i partisë ai që rendit emrat në listë, dhe se kandidatët që janë poshtë renditjes preferenciale të kryetarit duhet të mbledhin një numër votash, i cili është më i lartë se ai që i duhet partisë që të nxjerrë një mandat në një qark të caktuar. Kjo solli bojkotin e KP nga opozita dhe palët janë sërish larg konsensusit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri hapja e listave 100% mbledhja e kp 22 shtator rudina hajdari damian gjiknuri hapja e listave 100% mbledhja e kp 22 shtator rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 20 Shtator 2020, 08:26

DIBËR- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kaluar një mbrëmje me këngë e me valle në Zall Dardhë të Dibrës. Në videon e mëposhtme të publikuar nga vetë kr...