Politike

21 Shtator 2020, 11:38 Nga DOSJA

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ‘përveshur mëngët’ dhe ka bërë lëvizje në drejtorët e Bashkisë Tiranë, me qëllim që të ketë fuqi të aktivizuar për fushatën elektiorale.

Veliaj, si drejtues politik i PS për Tiranën, ka marrë vendimin për të ndryshuar disa nga drejtoritë e rëndësishme, me qëllim që ish-drejtorët të angazhohen me kohë të plotë në fushatën zgjedhore. konkretisht bëhet fjalë për shtatë drejtorë, të cilët nuk do të kenë më postët e tyre dhe do të angazhohen në fushatë.

Konkretisht, një nga lëvizjet më të rëndësishme në strukturat e bashkisë është Drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, i cili do t’ia lërë vendin Elton Kacidhes. Ky i fundit ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik. Ndërkohë, që në vendin e Kacidhes është emëruar Erind Bejko, i cili ia ka lënë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Bashkëpronësisë, Aurel Çukos. Ish drejtori i UKT-së, Redi Molla, do të ndjekë procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Drejtorinë e Përgjithshme të Urbanistikës, do të drejtohet tashmë nga Frida Pashako, ndërsa, Ilda Qazimllari është emëruar në krye të Drejtorisë së Investimeve Publike, duke zëvendësuar ish-drejtorin Rigels Balla.

Ish-drejtuesi në Drejtorinë e Shërbimeve Funerale, Adi Boletini mësohet se është zëvendësuar nga Arjan Manahasa. Drejtorinë e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore do ta drejtojë Dhimitraq Furrxhi, që zëvendëson Besim Petrelën. Në fushën e kulturës, duket se ka një rifeskim edhe të drejtuesit të qendrës TEN, ku është emëruar Vitmar Basha. Ndërsa, në krye të shtëpisë muze “Studio Kadare” ka kaluar Brisi Trajko.

Lista e plotë me emrat e tjerë dhe zëvendësuesit:

Redi Molla – Drejtor i Përgjithshëm i UKT – në vend të tij Elton Kacidhja
Elton Kacidhja – Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve dhe Ndriçimit Publik – në vend të tij Erindi Bejko
Erindi Bejko – Drejtor i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë – në vend të tij Aurel Çuko
Ditjon Baboçi – Drejtor i Përgjithshëm i Urbanistikës – Në vend të tij Frida Pashako
Rigels Balla – Drejtor i Drejtorisë së Investimeve Publike – Në vend të tij Ilda Qazimllari
Adi Boletini – Drejtor i Shërbimeve Funerale në Tufinë – Në vend të tij Arjan Manahasa
Besim Petrela – Drejtor i Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore – Në vend të tij, Dhimitraq Furrxhi
Drejtor i Qendrës TEN – Emërohet Vitmar Basha
Studio Kadare – Emërohet Brisi Trajko
Spiro Koleka – Drejtor i Klubit Sportiv Tirana – ne vend te tij vjen Debora Keçi.
Valter Gjoni – Drejtor i Protokollit dhe Ceremonialit Zyrtar – ne vend te tij Fiona Hasani
Esmeralda Byberi – emerohet ne Drejtorine e Zones se Lire Ekonomike, Investimeve te Huaja dhe Diaspores
Rezart Cenaj – Drejtor i Qendres Sociale Multidisiplinare, ne vend te tij eshte emeruar Marilda Zizolli
Epidamn Zeqo – Drejtor i Planifikimit Strategjik dhe Jetesimit te Prioriteteve, ne vend te tij Emilda Prifti
Klodiana Bici – emerohet ne drejtorine e Objekteve ne Bashkepronesi
Faola Hodaj – emerohet ne drejtorine e Inovacionit

Ish-drejtorët, Veliaj i ka takuar personalisht ish drejtuesit dhe u ka kërkuar atyre të fokusohen për një fitore bindëse të Partisë Socialiste.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj erion veliaj ndryshon drejtoret erion veliaj erion veliaj ndryshon drejtoret

Sondazh

Poll