Politike

Landfilli në Berat, Rama inspekton punimet: 7 vite më parë, Shqipëria ishte turpi i botës, sot gangrena po mbyllet

21 Shtator 2020, 11:10 Nga DOSJA
Landfilli në Berat, Rama inspekton punimet: 7 vite më parë,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte sot në inspektimin e vend depozitimit të ri të mbetjeve në qarkun e Beratit, që është zona përgjegjëse për mbetjet e Dimalit, Kuçovës, e vetë qytetit. Teksa pa nga afër punimet Rama tha se qyteti do të transformohet përsa i përket mbetjeve urbane dhe shtoi se nga fushat mesjetare me plehra këto zona do të kthehen në parqe.


POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

Berat – Pas Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Vlorës, Korçës, po mbyllet edhe për Beratin, Kuçovën e Urën Vajgurore gangrena e tmerrshme e plehrave që prej dekadash kutërbojnë dhe helmojnë njerëzit, tokën, ujrat

7 vjet më parë Shqipëria ishte turpi i botës në këtë drejtim dhe sot po normalizohet falë programit tonë të Rilindjes Mjedisore, ku zhdukja e fushave mesjetare të plehrave dhe zëvendësimi i tyre me fusha sanitare e me parqe, vazhdon papushim…

 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike landfilli ne berat mbetjet e beratit landfilli ne berat mbetjet e beratit

Sondazh

Poll