Aktualitet

“E pashë duke pirë drogë”/ Ra pre e një atentati një ditë më parë, Spartak Beqaraj tregon si nisi konflikti me autor

21 Shtator 2020, 09:03 Nga DOSJA
“E pashë duke pirë drogë”/ Ra pre e një atentati

TIRANË– Spartak Beqaraj, 45-vjeçari që ra pre e një atentati një natë më parë, është shprehur se konflikti me autorin ka nisur para dy javësh.

Në një prononcim për FaxNews, Beqaraj është shprehur se para dy javësh, është konfliktuar me të riun, pasi e ka parë duke konsumuar drogë dhe i ka tërhequr vëmendjen.

Ngjarja ka lidhje me një keqkuptim të ndodhur dy javë më parë. Ai po konsumonte drogë dhe unë i tërhoqa vëmendjen. Ai është një veprim i dëmshëm për fëmijët e pallatit. Çështjen e kam lënë në duart e drejtësisë,”- është shprehur Beqaraj.

Aktualisht 45-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ai u plagos pasditen e djeshme, Në momentin që u afrua pranë hyrjes së pallatit të tij. Autori me iniciale A.M., vetëm 20 vjeç ka zbritur nga biçikleta, ka fshehur disi pistoletën me një bluzë me krahë të gjata që e mbante në brez, dhe kur është afruar ka qëlluar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset spartak beqaraj spartak beqaraj plagoset spartak beqaraj spartak beqaraj

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 07:43

TIRANË– Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestuam e Fjolla Morinën dhe Fitim Muji, shoferi i kësaj të fundit që gjithashtu u vu në pranga, kanë deklarua...