Aktualitet

Tentoi të kalonte doganën e armatosur/ Zbardhet dëshmia e Fjolla Morinës: Pistoleta është e imja, kisha kohë që e kisha

20 Shtator 2020, 08:50 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte doganën e armatosur/ Zbardhet dëshmia e Fjolla

KUKËS- Zbardhet dëshmia e Fjolla Morinës para efektivëve të Policisë. Gazetari i Report Tv Elton Qyno  shkruan se këngëtarja shqiptare ka pranuar se pistoleta (Zoraki) që iu gjet në çantë është e saj. Ajo ka treguar para policëve se kishte kohë që e kishte harruar armën në çantë, pasi këto të fundit i ndërron shpesh.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestuar mesditën e djeshme në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë. Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”. Policia sekuestroi edhe një pistoletë lodër si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë , të cilët po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç. Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital, për shkak se nuk po ndihej mirë.

Fjolla Morina është shumë aktive edhe në rrjetet sociale.  Para 4 ditësh ajo na tregoi se i dashuri i saj i dhuroi një makinë luksoze “Audi Q7” (mjeti me të cilën u kap në Morinë).  Nuk dihet ende emri i të dashurit të ri që i dhuroi këngëtares këtë makinë luksoze, pasi kjo e fundit ka qenë shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale.  Por, pas arrestimit shumë fansa të saj e kanë kritikuar atë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fjolla morina fjolla morina arrestohet fjolla morina fjolla morina

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shtator 2020, 08:15

TIRANE– Arrestimi i Fjolla Morinës ditën e djeshme në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me...