Aktualitet

Ky është 26-vjeçari që vrau me thikë në zemër Idajet Dullën në Durrës, babai i një fëmije të mitur

20 Shtator 2020, 07:20 Nga DOSJA
Ky është 26-vjeçari që vrau me thikë në

DURRËS- Del fotoja, ky është 26-vjeçari Arbër Kote, i cili vrau pasditen e djeshme në Durrës, 34-vjeçarin Idajet Dulla. Mësohet se autori i krimit të rëndë është 26-vjeç dhe është babai i një fëmije të mitur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit. Viktima Idajet Dulla, shofer i një furgoni dhe u konfliktua me Arbër Kote për zënien e rrugës nga automjeti i tij. Pas zënkës, Arbër Kote ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në zemër të riun, duke e lënë të vdekur në vend. Idajet Dulla u gjet në rrugë nga familjarët e tij, të cilët e transportuan menjëherë në spital, por ai vdiq.

Dulla ishte i martuar dhe la pas dy fëmijë jetim. Autori i krimit të rëndë u arrestua mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë mësohet se dy familjet ishin në konflikt të hershëm për rrugën, e cila i “mori” jetën të riut.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arbër kote vrasje me thike ne durres arbër kote vrasje me thike ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shtator 2020, 06:25

TIRANE– Nëse jeni rrëzuar në rrugë, ambiente publike, nuk jeni të vetmit. Moderatorja Nevina Shtylla sapo kaloi një situatë të tillë dhe e ka treguar në një pos...