Aktualitet

Drejtonte rrjetin e shpërndarjes së drogës në Korçë, arrestohet 35-vjeçari, subjekt i OFL-së (EMRI)

20 Shtator 2020, 07:54 Nga DOSJA
Drejtonte rrjetin e shpërndarjes së drogës në

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar 35-vjeçarin, Zalmir Qyteti, i cili akuzohet se drejtonte rrjetin e shpërndarjes së drogës në këtë qytet.  35-vjeçari është subjekt i Operacionit Forca e Ligjit dhe është dënuar më herët për trafik droge. Ndërkohë, Policia ka proceduar edhe 7 persona të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

 Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Përsëritësi”. Operacioni pas një hetimi disa mujor zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në qytet.

Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike dhe organizator i shpërdarjes së saj.

35-vjeçari i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe është edhe subjekt i OFL-së, ku i është dhënë formulari për deklarimin e pasurisë.

Gjithashtu procedohen penalisht në gjendje të lirë 7 shtetas të tjerë.

Sekuestrohet sasi e dyshuar heroinë në gjendje të ngurtë dhe e ndarë në doza gati për shitje, kokrra metadoni dhe sasi prokusori.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi disa mujor të kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Përsëritësi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• Z. Q., 35 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve), subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 7 shtetasve të tjerë.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat ligjore të grumbulluara gjatë operacionit, rezultoi se shtetasi Z. Q., është poeseduesi dhe organizatori i shpërndarjes së lëndëve narkoitke, i cili nëpërmjet 7 shtetasve të tjerë bënte shpërndarjen e sasive të drogave të forta në qytet, të llojit heroinë dhe metadon, sasi të cilat këta shtetas i blinin tek 37-vjeçari dhe më pas e shisnin tek persona të tjerë, kundrejt fitimit.

Gjatë operacionit dhe kontrollit në banesë, Policia ka sekuestruar lëndë narkotike heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje dhjetra kokrra metadoni, si edhe një sasi lënde e dyshuar si prokusor.

Shtetasi i mësipërm, aktualisht rezulton i dënuar me kusht, për një periudhë prej 3 vjet e 6 muaj, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si edhe është subjekt i OFL-së ku i është dërguar formulari për deklarimin e pasurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet zalmir qyteti arrestohet zalmir qyteti

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shtator 2020, 06:25

TIRANE– Nëse jeni rrëzuar në rrugë, ambiente publike, nuk jeni të vetmit. Moderatorja Nevina Shtylla sapo kaloi një situatë të tillë dhe e ka treguar në një pos...