Aktualitet

Arrestohet në kufi Fjolla Morina, këngëtarja u kap me armë zjarri në “Audi Q7”-n që i dhuroi i dashuri, pas prangosjes përfundon në spital

  • Fjolla Morina rrezikon 20 vite burg!
  • Tentativa e Fjolla Morinës për ‘arrest në spital’, këngëtarja s’po reziston dot në qeli
  • Policia ka sekuestruar edhe një pistoletë lodër, e cila është gjetur në bagazhin e makinës si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë që po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç. Mbi të tre të arrestuarit rëndon vepra penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
    Featured image of article: Arrestohet në kufi Fjolla Morina, këngëtarja u kap me armë zjarri në “Audi Q7”-n që i dhuroi i dashuri, pas prangosjes përfundon në spital Fjolla Morina

    KUKËS- Arrestohet në pikën kufitare të Morinës këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 34-vjeçarja ka tentuar të futet në Shqipëri e armatosur, pasi në çantën e dorës i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë. Mësohet se Fjolla Morina është kapur në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë luksoze “Audi Q7”.

    Policia ka sekuestruar edhe një pistoletë lodër, e cila është gjetur në bagazhin e makinës si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë që po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç. Mbi të tre të arrestuarit rëndon vepra penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

    Pas arrestimit, Fjolla Morina, është shtruar në spitalin e Kukësit. Mësohet se këngëtarja nuk është ndjerë mirë pasi është dërguar në ambientet e paraburgimit dhe është shtruar me emergjencë në spitalin e Kukësit ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është kthyer sërish në qeli.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Fjolla Morina është shumë aktive edhe në rrjetet sociale. Para 4 ditësh ajo na tregoi se i dashuri i saj i dhuroi një makinë luksoze “Audi Q7” (mjeti me të cilën u kap në Morinë).  Nuk dihet ende emri i të dashurit të ri që i dhuroi këngëtares këtë makinë luksoze, pasi kjo e fundit ka qenë shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale.

    (jv;f.m/dosja.al)

    • 15:37

      Shtrohet Fjolla Morina! Këngëtarja sëmuret pasi u arrestua me armë në makinë, përfundon në spitalin e Kukësit

      Fjolla Morina, këngëtarja që u arrestua mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës është shtruar në spitalin e Kukësit. Mësohet se këngëtarja nuk është ndjerë mirë pasi është dërguar në ambientet e paraburgimit. Pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, Morina është shtruar me emergjencë në spitalin e Kukësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

    • 14:26

      U kap me pistoletë në doganë/ Zbulohet se kush ia bëri dhuratë “Audi Q7” Fjolla Morinës, këngëtarja u suprizua para 4 ditësh (FOTO)

      Detaje të tjera kanë dalë nga arrestimi i këngëtares Fjolla Morina në pikën doganore të Morinës. Mësohet se këngëtarja ka tentuar të kalojë kufirin e armatosur me një makinë luksoze, “Audi Q7” , të cilën ia dhuroi para 4 ditëve i dashuri i saj.

      Këtë dhuratë ajo e bëri publike edhe në rrjetet sociale, teksa u surpriza nga i dashuri i saj. “Oh Zot, surprizë”, tha këngëtarja teksa pa makinën luksoze në ngjyrë të bardhë.  Ndërkohë në një foto tjetër këngëtarja shkruan: “Asnjë përveç, qëndrimit të një gruaje biznesmene”. 

      Nuk dihet ende kush ka qenë personi që i ka dhuruar këngëtares këtë makinë luksoze pasi kjo e fundit ka qenë shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale.

    • 14:03

      Arrestimi i Fjolla Morinës/ Policia: Kishte pistoletë me 23 fishekë, tentoi të kalonte kufirin me makinë “Audi”

      Fjolla Morina dhe pistoleta e sekuestruar

      Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e këngëtares Fjolla Morina.

      Policisë: Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete.

      Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak. Vihet në pranga një 34 vjecare që posedonte armën e zjarrit.

      Në vjim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës vihen në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.

      Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

      Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

      Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

    Shto Koment