Aktualitet

Kontrolle të rrepta gjatë fundjavës! Policia rrugore ndëshkon 47 drejtues mjetesh, arreston 10 persona

20 Shtator 2020, 08:43 Nga DOSJA
Kontrolle të rrepta gjatë fundjavës! Policia rrugore

TIRANE– Policia rrugore ka pezulluar këtë fundjave dhjetra patenta pasi drejtuesit e mjeteve po drejtonin makinat me shpejtësi, nën përdorimin e alkoolit dhe të tjerë pa patentë.

Ndërkohë 10 drejtues mjetesh janë arrestuar për arsyet e lartpërmendura. Dy akset ku janë kryer kontrolle të rrepta, është ai Tiranë -Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan –Tiranë, në disa raste, shpejtësia ka shkuar deri në 178 km/h.

Janë vendosur edhe 51 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksion plotësues dhe për mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Njoftimi i policise:

Siguria Rrugore gjatë fundjavës në kryeqytet. Shpejtësia mbi normat e lejuara, alkooli në timon dhe garat e shpejtësisë, të çojnë vetëm në një destinacion, ose më akoma me keq, në ! 47 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi dhe alkool, gjatë drejtimit të mjeteve. 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, të arrestuar “per drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, në gjendje të dehur dhe të pa pajisur me leje drejtimi. Gjatë orëve të mbrëmjes të datës 18 shtator deri në orën 01:00 të mëngjesit të së shtunës dhe gjatë mbrëmjes së djeshme deri në orën 01:00, të mëngjesit të sotëm, gjatë kontolleve me radar në rugët interurbane Tiranë -Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan -Tiranë, janë evidentuar dhe janë ndëshkuar me pezullim të Lejes së Drejtimit 31 drejtues mjetesh, pasi qarkullonin me shpejtësi gati dyfishin mbi normat e lejura, shpejtësi që varionin 145 km/h deri në 178 km/h.

Po gjatë këtij harku kohor, janë evidentuar dhe janë dërguar per gjykim në Organin Administrativ Shtetëror, dy drejtues motomjetesh dhe dy drejtues automjetesh të cilët janë konstatuar duke bërê gara shpejtësi me njeri-tjetrin, si dhe janë vendosur 51 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara, pa sanksion plotësues dhe për mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara. Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat gjatë dy netëve dhe orëve të para të mëngjesit të së shtunës si dhe deri në këto momente janë evidentuar dhe u është pezulluar leja e drejtimit 16 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin? nën efektin e alkoolit , në masën që varionte nga 0.22 mg/l deri në 0.44 mg/l. Gjithashtu janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin? në gjendje të dehur, në masën që varionte nga 0.55 mg/l deri në 0.76 mg/l. Si dhe janë arrestuar dhe 5 shtetas të tjerë për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi Shijoje fundjavën, duke respektuar kufizimet , gjatë drejtimit të mjeteve, për nje mjedis social dhe publik me te sigurtë per veten dhe te tjerët. #ThuajStopSjelljesAgresive #ThuajJoAlkooliNeTimon #BashkoEdheTiPerSigurine.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arestime gjoba kontrolle nga policia arestime gjoba kontrolle nga policia

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shtator 2020, 08:15

TIRANE– Arrestimi i Fjolla Morinës ditën e djeshme në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me...