Aktualitet

DURRËS/ Vrau me thikë në zemër Idajet Dullën pas një konflikti për zënien e rrugës, arrestohet autori. Kote: Jam pendua

20 Shtator 2020, 07:02 Nga DOSJA
DURRËS/ Vrau me thikë në zemër Idajet Dullën pas

DURRËS- Arrestohet autori i vrasjes së Idajet Dullës në Durrës, Arbër Kote. Policia bën me dije se 26-vjeçari, babai i një fëmije të mitur, vrau të riun, pas sherrit për rrugën.

Ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy familjet, ajo e Kotes dhe e Dullës ishin në konflikt të hershëm për rrugën, e cila i “mori” jetën të riut.

Pas ngjarjes së rëndë, Arbër Kote është penduar për krimin e rëndë që ka kryer. Para oficerëve të policisë ai ka deklaruar se  sherri ka nisur për një parkim të gabuar të makinës. Ai ka treguar se viktima e ka fyer dhe qëlluar me grushte disa herë dhe për vetëmbrojtje ka nxjerr thikën dhe e ka qëlluar.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit. Viktima Idajet Dulla, 33-vjeç, shofer i një furgoni dhe u konfliktua me Arbër Koten për zënien e rrugës nga automjeti i tij. Pas zënkës, Arbër Kote ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në zemër të riun, duke e lënë të vdekur në vend. Idajet Dulla ishte i martuar dhe la pas dy fëmijë jetim. Ndërkohë autori është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotes. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arber kotaj idajet dulla vrasje me thike ne durres arber kotaj idajet dulla vrasje me thike ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shtator 2020, 06:25

TIRANE– Nëse jeni rrëzuar në rrugë, ambiente publike, nuk jeni të vetmit. Moderatorja Nevina Shtylla sapo kaloi një situatë të tillë dhe e ka treguar në një pos...