Aktualitet

“LOS BLANCOS”/ Pjesë e kartelit të drogës, Gjykata lë në burg për 40 ditë Gentian Manajn, i arrestuari i Vlorës bash

19 Shtator 2020, 09:16 Nga DOSJA
“LOS BLANCOS”/ Pjesë e kartelit të drogës, Gjykata

TIRANË – Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ me afat 40 ditor për Gentian Manajn, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS, në qytetin e Vlorës. Gentian Manaj ishte pjesë e kartelit shqiptarë të drogës, që merrej me trafikun nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian.

Manaj, i cili ishte pjesë e kartelit të njohur në Shqipëri si “kompania Bello”, u arrestua për llogari të autoriteteve italiane. Togat e zeza caktuan masën e sigurisë me afat, për shkak se pritet që të vijnë fashikujt e dosjes nga drejtësia e vendit fqinj, që më pas të bëhet edhe ekstradimi për në Itali.

Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë goditën para disa ditësh kartelin e parë shqiptar të drogës, ku u arrestuan rreth 30 persona, 20 prej të cilëve shqiptarë. Gjatë këtij operacioni në pranga ranë 5 shqiptarë të cilët u prangosën në vendin tonë, ndërsa 5 të tjerë u prangosën jashtë Shqipërisë.

Karteli “Los Blancos”  dyshohet se kryesohet nga biznesmeni Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Dubai dhe pritet që të dërgohet në Itali. Gjatë operacionit u sekuestruan 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë. Hetimet nisën në vitin 2015 pas një sherri në një lokal në Firence, duke qenë se njëri nga të arrestuarit kishte një celular Blackberry në te cilin u gjetën bisedat e trafikantëve të drogës.

(A.K;F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentian manaj goditen los blancos karteli los blancos gentian manaj goditen los blancos karteli los blancos

Sondazh

Poll