Aktualitet

“S’dua para dhe as ushqim, vetëm të vazhdoj shkollën”/ Vajza nga Afganistani qan me ngashërim pasi kapet në Pogradec:

19 Shtator 2020, 07:49 Nga DOSJA
“S’dua para dhe as ushqim, vetëm të vazhdoj

POGRADEC- “Nuk dua para. Nuk dua ushqim, dua të shkoj në një vend më të mirë ku të shkollohem. Ne nuk jemi terroriste”. Këto janë fjalët e një vajze të re nga Afganistani, e cila është kapur nga policia e Pogradecit, bashkë me 5 të tjerë, pasi kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Në një video të publikuar nga Dosja.al , vajza e re duke qarë tregon se ka udhëtimet me ditë të tëra për një jetë më të mirë.

“Vijmë nga Greqia. Jemi nga Afganistani. Ne vijmë për një jetë më të mirë, pasi vendi ynë… (qan) Unë jam e re, dua të shkollohem. Nuk dua ushqim, nuk dua para, dua shkollë. Nuk mund të më kuptoni. Është e vështirë. Policia na mori, por ne nuk jemi terrorist. Mami im është në Tiranë, unë jam me babin”, tha ajo.

Mësohet se vajza e re bashkë me 5 personat e tjerë nga Afganistani janë arrestuar në hyrje të Pogradecit, në zonën e quajtur “Enkelana”. Mes tyre ka edhe fëmijët, të cilët thuhet se kishin ardhur në këmbë nga një kapmi i Greqisë drejt Korçës e më pas në Pogradec.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qan e reja në pogradec vajza nga afganistani qan e reja në pogradec vajza nga afganistani

Sondazh

Poll