Aktualitet

Dhunohet barbarisht gjatë natës e moshuara në Gjirokastër, 75- vjeçarja: Personi më goditi me grushte dhe shkelma, unë is

19 Shtator 2020, 07:37 Nga DOSJA
Dhunohet barbarisht gjatë natës e moshuara në Gjirokastër,

GJIROKASTËR- Mbrëmjen e djeshme në orën 23:00 është dhunuar në banesën e saj në fshatin Palokastër të Gjirokastrës 75-vjeçarja me iniciale P.Q. Mësohet se e moshuara është dhunuar nga një person i paidentifikuar, teksa ishte e shtrirë në krevatin e saj. Ajo ka treguar se është goditur me grushte dhe shkelma.

“Dëgjova njëherë që u hap dera e shtëpisë. Mendova se ishte vajza, por erdhi një person dhe më goditi me grusht. Ma pa ku isha shtrirë dhe filloi të më godiste bam, bam, me grushte, nuk më lëshonte. I thashë lëmë ore se nuk të kam bërë gjë. E kapa nga këmba, por nuk e tërhoqa nga vetja ime. E pyeta e kush ishte, po ai filloi të më godiste sërish edhe me shkelma. Pastaj iku, unë i thirra një gjitoneje dhe i thashë hajd se më vranë”, ka treguar e moshuara.

Sipas rrëfimit të te moshuarës ajo ka konflikte me dy familje po nga i njëjti fshat, të cilët i kanë vrarë bashkëshortin para 3 vitesh. Tashmë ajo ndodhet në spitalin Rajonal “Omer Nishani” dhe është nën kujdesin e mjekëve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet moshuara në gjirokastër dhunohet moshuara në gjirokastër

Sondazh

Poll