Aktualitet

E mori me vete rrjedha e ujit, humb jetën 63-vjeçari shqiptar në Greqi

19 Shtator 2020, 08:29 Nga DOSJA
E mori me vete rrjedha e ujit, humb jetën 63-vjeçari shqiptar

GREQI- Një 63-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi u “rrëmbye” nga ujërat e furishme që ka shkaktuar cikloni. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Karditsa të Greqisë. 63-vjeçari punonte si fermer në këtë zonë.

Deri më tani numri total i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 2, ndërkohë janë zhdukur edhe 2 persona të tjerë.

Mijëra banorë të Greqisë kanë kaluar një natë tmerri, pasi cikloni “Cassilda”  ka goditur vendin e tyre. Deri më tani cikloni ka goditur ishujt në detit Jon, Peloponezin Perëndimor, Thesalia-n dhe Karditsa-n dhe ka shkaktuar edhe viktima. Shumë qytete janë nën ujë, ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cikloni “cassilda” cikloni “cassilda”

Sondazh

Poll