Aktualitet

“Pse më shihni shtrembër?”/ Si nisi mbrëmë sherri masiv në Durrës, ku 20-vjeçari vrau me armë Armando Baboçin

19 Shtator 2020, 08:05 Nga DOSJA
“Pse më shihni shtrembër?”/ Si nisi mbrëmë

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbërmjen e djeshme në Durrës, ku mbeti i vrarë Armando Baboçi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sherri mes babë e bir (Armando Baboçi dhe Erald Gjini) dhe fisit Tatasi pas fjalëve: “Pse më shihni shtrembër”.

Kaq mjaftoi që mes Armando Baboçit, i cili shoqërohej nga djali, Erald Gjini, dhe Klodjan Dacit, Henri Tatasit, si dhe Sergio Tatasi të niste një përplasje fizike, ku u përdorën dhe karrige e shkopinj bejsbolli. Pak minuta më vonë pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.  Babë e bir, Armando Baboci dhe Erald Gjini ishin duke lëvizur me mjetin e tyre në lagjen 13 të Durrësit, kur u qëlluan me armë zjarri. Ishte Klodjan Daci ai që qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre, ku mbeti i vrarë Armando Baboçi dhe i plagosur djali  tij. Ndërkohë gjatë sherrit është plagosur edhe Henri Tatasi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne durres vdes armando baboci plagosje ne durres vdes armando baboci

Sondazh

Poll