Aktualitet

Nxirrte pllaka guri dekorative nga Mali i Tomorit, arrestohet administratori i një subjekti në Berat

19 Shtator 2020, 07:58 Nga DOSJA
Nxirrte pllaka guri dekorative nga Mali i Tomorit, arrestohet administratori i

BERAT- Policia e Beratit ka arrestuar administratorin e një subjekti, me iniciale A.B,  pasi në mënyrë të kundraligjëshme nxirrte pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit. Mbi 36-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.


Njoftimi i Policisë: 

Vijon kontrolli për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme që shkakton dëmtime në malin e Tomorit. Finalizohet operacioni “Gracka”.Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundraligjëshme, kapet dhe vihet në pranga administratori i firmës.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtraisë së kundraligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gracka”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

•A.B., 36 vjeç, banues në fshatin Poliçan, Skrapar, administrator i subjektit.

Arrestimi i shtetasit u bë pasi, pas një hetimi disa mujor është dokumentuar me prova aktiviteti i paligjshëm i shtetasit A.B, ku në mënyrë të kundraligjëshme nxirrte pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Dyshohet se ky shtetas materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonte me dokumentacion dhe fatura të falcifikuara.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet administratori në berat arrestohet administratori në berat

Sondazh

Poll