Aktualitet

‘Pse më sheh’/ Arrestohet autori i vrasjes së Armando Baboçit në Durrës, në pranga edhe 5 të tjerë, zbardhet SHERRI

19 Shtator 2020, 07:04 Nga DOSJA
‘Pse më sheh’/ Arrestohet autori i vrasjes së Armando

DURRËS- Zbardhet ngjarja e rëndë që ndodhi mbërmjen e djeshme në Durrës, ku mbeti i vrarë Armando Baboçi. Policia bën me dije se ka arrestuar 5 persona dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Klodjan Daci, Henri Tatasi dhe Sergio Tatasi, E.C.(B)., 25 vjeç dhe A.K., 24 vjeç. Mësohet se Klodjan Daci ka qenë personi, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Armando Baboçit dhe Erald Gjinit (babë e bir). Ndërsa personat me iniciale E.C.(B)., 25 vjeç dhe A.K., 24 vjeç akuzohen për moskallëzim të krimit.

Por si ndodhi ngjarja? 

“Pse më shihni” ka qenë ky motivi i sherrit masiv në qytetin e Durrësit. Fillimisht sherri nisi me sende të forta mes grupit të të rinjve dhe Armando Baboçit, bashkë me djalin e tij. Pas sherit me  shkopa bejsbolli dhe karrige, të rinjtë rrëmbyen armët. Në momentin që Baboçi bashkë me djalin e tij po largoheshin me makinë, 3 të rinjtë  qëlluan me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen 13 të Durrësit. Baboçi mori një plumb në bark, e për pasojë ndërroi jetë. Ndërsa djali është plagosur në dorë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, si pasojë e sherrit mbeti i plagosur edhe 23-vjeçari Henri Tatasi. Ky u fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë një plumb në brinjë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.  Babë e bir, Armando Baboci dhe Erald Gjini ishin duke lëvizur me mjetin e tyre në lagjen 13 të Durrësit, kur u qëlluan me armë zjarri nga 3 të rinjtë. Nuk dihen ende motivet e sakta të kësaj ngjarje të rëndë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodjan daci plagosje ne durres vdes armando baboci klodjan daci plagosje ne durres vdes armando baboci

Sondazh

Poll