Eurodeputetët letër Ramës: Mos e ekstradoni Selami Simsekun drejt Turqisë, do ndikojë në integrimin e Shqipërisë
18 Shtator 2020, 17:16Nga DOSJA
TIRANË– Eurodeputetja Ramona Strugariu i ka dërguar letër zyrtare kryeministrit Edi Rama dhe i kërkon që shtetasi turk Selami Simsek të mos ekstradohet në Turqi. Përmes një statusi në Twitter, Strugariu shkruan se i ka dërguar letër kryeministrit Rama bashkë me disa eurodeputetë të tjerë dhe misionit diplomatik të Shqipërisë në BE, me anë të së cilës kërkon një gjykim të drejtë për Somsek në Shqipëri dhe jo ekstradimin e tij në Turqi.
“I ka dërguar letër kryeministrit Rama dhe misionit diplomatik të Shqipërisë në BE , duke kërkuar që të mos deportohet Simsek në Turqi. Rastet e përsëritura të mosrespektimit të të drejtave të njeriut mund të kenë ndikim serioz në procesin e integrimit të Shqipërisë,”– shkruan ajo në Twitter.
Simsek u arrestua më 8 korrik të 2019-ës, për falsifikim dokumentash. Ai kërkoi që të largohej drejt Kanadasë me dokumenta të falsifikuara nëpërmjet aeroportit të Rinasit. Gjatë arrestimit, atij iu sekuestra pasaporta false. Së bashku me të u arrestua edhe mësuesi Harun Çelik, i cili u ekstradua drejt Turqisë.
Gylenisti Selami Simsek ka bërë përpjekje për të frenuar ekstradimin drejt Turqisë. Ai i ka drejtuar një kërkesë Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, për të ndaluar ekstradimin. Simsek këmbëngul, se nëse ndodh ekstradimi në Turqi, atij i rrezikohet jeta. Drejtori i Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë, Sokol Sheti, së bashku me tre specialistë, firmosën shkresën, ku thuhej se Simsek nuk i përmbush kushtet për njohjen e të drejtës së azilit. Në shkresë thuhej, se ndaj këtij vendimi, mund të bëhej ankimim brenda 15 ditëve në Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjjatët.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se lista e kandidatëve të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jet...
Politike18 Shtator 2020, 15:37
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka larguar përfaqësuesin e OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir dhe ka propozuar që vendin e tij ta marrë Ditmir Bushati...
TIRANE-Partia Demokratike përmes një deklarate të dhënë nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi është shprehur se Rama tjetër bën dhe tjetër thotë. Partia D...
TIRANE– Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dale sot me një mesazh të fortë për krijimin e një gjykate kushtetuese funksionale.Ne Twitter, ajo falenderon kreun e...
TIRANË- Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri tha se opozita e ka bojkotuar me dashje mbledhjen e Këshillit Politik. Në n...
TIRANE-Rudina Hajdari pas daljes nga mbledhja e Këshillit Politik është shprehur se ajo që u diskutua brenda ishte thjesht një truk politik nga ana e Partisë So...
TIRANE- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha sot jashtë dyerve të Pallatit të Kongreseve se Partia Socialiste po minon progresin e ...
TIRANE- Partia Demokratike kërkoi asistencën e OSBE/ODIHR për mosdakordësitë e Këshillit Politik. Pasi doli nga mbledhja, Oerd Bylykbashi i shoqëruar nga përfaq...
TIRANË- Ka dështuar sërish mbledhja e Këshillit Politik edhe për sot, ku palët kanë hyrë me radhë në Pallatin e Kongreseve për të diskutuar mbi ndasitë për...
TIRANE– Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës që dha për mediat ditën e sotme është shprehur se mazhoranca nuk dëshiron të hapë listat e në rast se krijohet nj...