Aktualitet

I bënë atentat me tritol/ Preng Gjini do të transportohet drejt një spitali privat, do i nënshtrohet një operacioni

18 Shtator 2020, 12:05 Nga DOSJA
I bënë atentat me tritol/ Preng Gjini do të transportohet drejt

TIRANË- Preng Gjini, “shënjestra” e antentatit të 15 shtatorit në Tiranë do të transportohet në një spital privat. Gjini ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, por do të transportohet në një spital privat, pasi duhet t’i nënshtrohet një operacioni të specializuar.

Ndërkohë i plagosuri nuk dëshiron të flasë për mediet.  “Nuk do të flasë kurrë për asnjë mediat”, ka deklaruar ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 shtator pranë Urës së Nshrakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.

Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja.

Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ndaj preng gjinit preng gjini atentat ndaj preng gjinit preng gjini

Sondazh

Poll