Aktualitet

FNSH dhe Forcat e Policisë së Tiranës zbarkojnë në Vlorë, në “shënjestër” personat në kërkim, kontrolle në akset

18 Shtator 2020, 11:17 Nga DOSJA
FNSH dhe Forcat e Policisë së Tiranës zbarkojnë në

VLORË– Forca të shumta të Policisë së Tiranës bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar ditën e sotme në qytetin bregdetar, Vlorë.

Mësohet se efektivët e policisë kanë intensifikuar kontrollet në akset kryesore të qytetit. Kontrollet janë përqëndruar te personat e skeduar apo të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Po kështu pjesë e kontrolleve janë edhe automjete të shumta që lëvizin në qytet.

Kontrollet në Vlorë vijon që prej ditës së djeshme, pasi në vendin tonë është shtrirë operacioni  “Los Blancos”, ku u godit karteli i parë i drogës. Deri më tani janë arrestuar 5 persona: Gentjan Manaj, Rexhino Ibrahimi, Vladimir Lesaj, dhe Elvis Jaupaj. Të 5 të arrestuarit do të ekstradohen në Itali për llogari të autoriteteve italiane. Po ashtu në pranga kanë rënë, Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani; Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë; Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë; Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari. Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

Gjatë arrestimeve u vu në pranga dhe Eldi Dizdari, biznesmeni që mendohet se është në krye të ‘Los Blancos’. Ai është arrestuar në Dubai dhe pritet që të sillet në Shqipëri. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fnsh zbarkon në vlorë fnsh zbarkon në vlorë

Sondazh

Poll