Aktualitet

Gjendet një makinë e djegur në Shkodër, dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale

18 Shtator 2020, 11:39 Nga DOSJA
Gjendet një makinë e djegur në Shkodër, dyshohet se

SHKODËR- Mesditën e sotme është gjetur një mjet i djegur 4 km larg qytetit të Shkodrës, në rezervuarin e Shtodrit. Dyshohet se mjeti është përdorur në ngjarje kriminale. Policia ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë makinë të djegur.

Javët e fundit Shqipëria është tronditur nga sërë ngjarjesh kriminale. Një ditë më parë u ekzekutua në Elbasan, vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela.

Më 15 shtator ndodhën edhe 2 ngjarje të tjera kriminale. Preng Gjinit iu vu tritol në makinën tip Benz “A-Class” teksa po lëvizste nëpër kryeqytet. Ndërsa, mbrëmjen e 16 shtatorit Agron Tanushi vrau ish-kunatën e tij në Bathore, për çështje pronësie.

Sakaq, në Rrogozhinë u vra i riu Klevis Kapllani, 200 metra larg banesës së tij. Ky i fundit u ekzektua me 15 plumba.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet një makinë e djegur në shkodër gjendet një makinë e djegur në shkodër

Sondazh

Poll