Aktualitet

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu kërkojnë pagat, letër Prokurorisë: Duam rrogat

18 Shtator 2020, 10:19 Nga DOSJA
Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu kërkojnë

TIRANE– Personat që janë shkaktuar nga Vettingu dhe me vetting apo apel nga KPA, kanë kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme pagat që sipas tyre iu takojnë.

Ata kërkojnë dy rroga si dhe vjetërsinë për efekt pensioni dhe pension suplementar. Këtë kërkesë Prokuroria ia ka kaluar për shqyrtim KLP-së e cila pritet që të marrë një vendim për pagat e prokurorëv dhe gjyqtarëve.

Sipas ligjit Prokurori i përgjithshëm përfiton pension shtetëror suplementar dhe përfitime të tjera e njëjta dhe për magjistratët.

Nga largimi në detyrë atyre iu takon një pagesë kalimtare që përfshin dy paga mujore, si dhe nga muaji i tretë do duhet të marrin 40 për qind të pagës referuese për aq kohë sa kanë punuar ë atë funksion që kanë pasur, por jo më shumë se 1 vit nga momenti i largimit nga posti i tyre.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kerkojne paga prokuroret dhe gjyqtaret kerkojne paga prokuroret dhe gjyqtaret

Sondazh

Poll