Aktualitet

Detaje TRONDITËSE nga vrasja në Bathore/ Kunata e 34-vjeçares që u vra me pushkë në sy të fëmijëve: Pashë gjithë krim

18 Shtator 2020, 10:32 Nga DOSJA
Detaje TRONDITËSE nga vrasja në Bathore/ Kunata e 34-vjeçares

TIRANE– Ngjarja e tmerrshme e 15 shtatorit ku Agron Tanushi qëlloi për vdekje me pushkë në sy të fëmijëve, kunatën e tij Jetmira Hasanin në zonën e Bathores shokoi njerëzit.

Tashmë autori i krimit është vënë në pranga dhe iu është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Ndërkohë famijarët e të ndjerës kanë dhënë një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ aty ku nëna e Jetmirës është shprehur e ia kanë masakruar vajzën.

Vajzën ma masakruan. E qëlloi me 10 plumba. Vajza ime është rehatuar përgjithmonë’– ka treguar mes nëna e Jetmirës.

Ndërsa kunata e të ndjerës ka zbuluar disa detaje tronditëse ku tregon se e ka parë të gjithë krimin me sy, e se nëna e autorit e përqafoi Tanushin kur e vrau Jetmirën.

Pashë gjithë krimin me sy ai e pranoi. Nëna e autorit të krimit përqafoi djalin kur e vrau Jetmirën. Jetmira para se të vritej telefonoi polincë. Sapo ikën policët, kishin mbet vetëm pak gjëra për të marrë. Në atë moment më thërret djali mua, del Agroni dhe thotë kush është ai, i them është djali im dhe po i them të iki. Në atë moment vjehrra vjen aty më nxjerr mua nga oborri, kur dal te porta e shoh atë me automatik lart ndërsa kunata ishte në oborr…ai e qëlli me një plumb kunatën…më qëlloi edhe mua por unë ika me vrap…pas tmerrit u ktheva dhe e gjeta nënën e tij të përqafonte të birin dhe i tha: Bravo të qoftë”.‘- tha kunata e të ndjerës.

Jetmira Hasani, 34 vjeçe u vra mbrëmjen e mërkurës nga kunati i saj, Agron Tanushi në banesën e saj në Bathore. Familja kishte prej kohësh probleme, por për fat të keq nuk u bë i mundur parandalimi i këtij krimi. Vëllai 34-vjeçares Jetmira Hasani, ka bërë përgjegjëse Policinë e Shtetit për krimin e rëndë. Rajmond Hasani ka deklaruar se motra e tij e kishte lajmëruar policinë po që kjo e fundit nuk kishte reaguar. Ai ka shtuar se nëse uniformat blu do të shkonin në vendngjarje në momentin që janë telefonuar motra e tij do të ishte gjallë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron tanushi jetmira hasani agron tanushi jetmira hasani

Sondazh

Poll