Aktualitet

Dalin pamje nga ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës/ 50-vjeçari qëllohet me breshëri plumbash teksa pinte kafen, rrëzohet

18 Shtator 2020, 10:56 Nga DOSJA
Dalin pamje nga ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës/

ELBASAN- Dalin pamje nga ekzekutimi i Bujar Çelës në Bradashesh të Elbasanit. Në një nga fotot e siguruara nga Ballkan web,  Çela shfaqet i ulur në tavolinë, duke pirë kafe. Ndërsa në tjetrën shihet momenti i rrëzimit të tij në tokë, pasi autorët qëllojnë me armë në drejtim të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari Bujar Çela u ekzekutua me armë zjarri nga 3 persona të veshur si policë. Viktima është vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit  4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe dyshon se ai u vra për hakmarrje.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet vëllai i talo çelës ekzekutohet vëllai i talo çelës

Sondazh

Poll