Aktualitet

Dhuna në protestë, PD: Janë plagosur 15 qytetarë, kanë probleme me frymëmarrjen

13 Prill 2019, 19:20 Nga DOSJA
Dhuna në protestë, PD: Janë plagosur 15 qytetarë, kanë

TIRANË- Protesta e sotme e opozitës ka qenë e tensionuar, ku ka pasur të plagosur si nga policët ashtu dhe nga protestuesit. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një reagim ka bërë me dije se  janë 5 policë të plagosur.

Ndërsa Partia Demokratike me anë të një njoftimi nga zyra e shtypit ka bërë me dije se  janë 15 qytetarë të plagosur, ku mes tyre ka dhë gazetarë.

Jane mbi 15 protestues te verifikuar aktualisht ne proteste te plagosur ose me probleme te renda me frymemarrjen. Nga organizatoret e protestes raportohen edhe gazetare”, shkruan PD.

Kjo është protesta e nëntë e opozitës që nga tubimi i parë në datën 16 shkurt. Opozita ka lënë mandatet në Kuvend dhe kërkon largimin e Edi Ramës si kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne proteste plagosen qytetaret protesta e opozites 13 prill 2019 dhuna ne proteste plagosen qytetaret protesta e opozites 13 prill 2019

Sondazh

Poll