Aktualitet

‘Më shqyen dorën e majtë, mbylla derën e makinës’, Lesi tregon detaje nga incidenti me policinë

13 Prill 2019, 19:02 Nga DOSJA
‘Më shqyen dorën e majtë, mbylla derën e

TIRANË– Gazetari Nikollë Lesi i ftuar në “Neës 24” ka rrëfyer incidentin e tij me efektivët e repartit të ‘Shqiponjave.’ (Lexo këtu)

Lesi tregoi se një grup policësh e kishin dhunuar teksa po shkonte në redaksinë e gazetës “Koha Jonë”.

“Ishin 8 deri 10 policë që më kanë dhunuar. Isha në makinën time dhe po ikja në redaksi. Policët ishin të tensionuar sapo më njohën. Unë si gazetar po ndiqja protestën. Dolën përpara meje dhe më rrethuan makina policie, Shqiponjat etj. Iu thashë se po ikja në zyrën time në redaksi dhe isha korrekt në çdo gjë. Ata m’u turrën dhe donin të më nxirrnin me forcë nga makina. Më shqyen dorën e majtë, mbylla menjëherë derën e makinës. Policia donte të më shoqëronte në komisariat, por për fat të mirë nuk ndodhi. Policia ka frymën e pushtetit. Fryma e këtij pushteti ka shkuar deri te polici i thjeshtë. Jam gazetar që bëj kritikat e mia normale gazetareske”,- thotë ai.

Pasditen e sotme gazetari Lesi u tentua që të shoqërohej nga Policia. Efektivët janë larguar vetëm kur Lesi telefonoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nikolle lesi shoqerohet nikolle lesi nikolle lesi shoqerohet nikolle lesi

Sondazh

Poll