Aktualitet

Plagosen 5 policë, Lleshaj: Pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm

13 Prill 2019, 18:18 Nga DOSJA
Plagosen 5 policë, Lleshaj: Pasojë e ethes për pushtet të

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për protestën e opozitës duke thënë se janë goditur punonjësit e Policisë. Në një reagim në mediat sociale Lleshaj shkruan se plagosja e policëve është turp dhe shkelje e madhe e ligjit.

Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, shkruan Lleshaj.

Minsitri i Brendshëm ka reaguar sërish ku saktëson se numri i policëve të plagosur ka shkuar në 5 dhe sulmon opozitës, pasi sipas tij ata janë fajtorët për këtë situatë.

“5 punonjës të Policisë së Shtetit të plagosur janë në Spitalin e Traumës, pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik”, shkruan Lleshaj në reagimin e dytë.

Kjo është protesta e nëntë e opozitës që nga tubimi i parë në datën 16 shkurt. Opozita ka lënë mandatet në Kuvend dhe kërkon largimin e Edi Ramës si kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna ne proteste policët e plagosur protesta e opozites 13 prill 2019 sander lleshaj dhuna ne proteste policët e plagosur protesta e opozites 13 prill 2019 sander lleshaj

Sondazh

Poll