Aktualitet

Kryemadhi: Policët u dhunuan nga njerëzit e Ramës, u kap me presh në duar duke blerë vota

13 Prill 2019, 18:53 Nga DOSJA
Kryemadhi: Policët u dhunuan nga njerëzit e Ramës, u kap me presh

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat nga protesta e opozitës, tha se policët e plagosur janë dhunuar nga njerëzit e Edi Ramës dhe jo nga protestuesit.

Kryemadhi tha se Rama duhet të largohet pasi sipas saj, kryeministri ka vendosur taksë edhe me lopët, duke dështuar në çdo aspekt të qeverisjes.

Gjëja më e tmerrshme që unë kisha frikë nga djegia e mandateve, ishte ajo që deputetët që dogjën mandatet do të ishin më të lumtur në momentin kur dogjën mandatet se momentin kur i morën. Të gjithë ata deputetë që kanë djegur mandatet ndihen komod dhe njësh me popullin. Kjo ndodh për shkak të frikës së madhe që ka Edi Rama. Sepse nëse ndihet kaq i fuqishëm që ka numrat, ta çojë vendin në zgjedhje. Është kapur me presh në dorë duke blerë vota me krimin e organizuar, që është togfjalëshi më i rëndë.

Protestuesit u dhunuan nga policia. S’ka asnjë polic të dhunuar nga protestuesit. S’ka ndërtuar dot as familje. Familja është e shenjtë, unë s’do gjykoj Edi Ramën sa herë martohet. Ka dështuar në krijimin e partisë politike. Dështoi me premtimet e tij. Edi Rama i ka vënë taksë çdo lope. Parlamenti s’përfaqëson më asgjë. As votuesit asgjë, dhe as interesat kombëtare. Protesta më e madhe. 

Opozita ka zhvilluar sot protestën e nëntë ku janë hedhur shashkë dhe flakadanë. Nga përplasjet janë plagosur policë dhe gazetari Arben Dajci. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Pa largimin e Ramës, s’ka zgjedhje, kjo është kërkesa kryesore e PD dhe LSI.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama monika kryemadhi protesta e opozites 13 prill edi rama monika kryemadhi protesta e opozites 13 prill

Sondazh

Poll