Aktualitet

PD i përdori këngët në protestë, vokalisti i “Troja”: S’më kanë pyetur, në pushtet festojnë me Çiljetën

13 Prill 2019, 17:54 Nga DOSJA
PD i përdori këngët në protestë, vokalisti i

TIRANË- Vokalistii grupit “Troja”, Bujar Berisha, me anë të një postimi në Facebook shkruan se këngët e tij po përdoren pa leje në protestën e opozitës.

Vokalisti i grupit “Troja” ka theksuar se partitë politike në Shqipëri dhe Kosovë kur janë në opozitë përdorin këngët e këtij grupi, por kur marrin pushtetin festojnë me Çiljetën dhe me Medën.

 “Dy fjale per demagogjine e partive politike Shqipetare (Kosove Shqiperi)! Kur jane ne opozite perdorin kenget e grupit Troja ne protesta kunder qeverise, e kur e marrin pushtetin, festojne me Qiljeten e me Meden… Paramendone cfare reforma mund te beje dikush qe e perdore pronen e dikujt pa e pyete ( e vjedh djersen e tjetrit)ne te njejten kohe qe akuzon tjetrin per hajni?”, shkruan vokalisti i grupit Troja.

Në protestën e PD-së janë vënë si kolonë zanore, këngët “Mbretëresha Kohë”, “Demokraci” dhe “Vendi im”, të cilat janë disa nga hitet e grupit Troja.

Kjo është protesta e nëntë e opozitës që nga tubimi i parë në datën 16 shkurt. Opozita ka lënë mandatet në Kuvend dhe kërkon largimin e Edi Ramës si kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bujar berisha grupi troja kenget ne proteste opozita ne proteste protesta e opozites 13 prill 2019 bujar berisha grupi troja kenget ne proteste opozita ne proteste protesta e opozites 13 prill 2019

Sondazh

Poll