Aktualitet

Protesta e opozitës, Rama: Solidaritet me policët, parti të verbuara në rrugën e vetëshkatërrimit

13 Prill 2019, 18:27 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Rama: Solidaritet me policët, parti të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së opozitës ku janë plagosur 3 policë dhe 1 gazetar. Rama shkruan se ka solidaritet për të gjithë efektivët e policisë që janë të detyruar të përballen me këtë politikë. Kryeministri i quan parti të verbuara “PD dhe LSI” që janë duke marshuar në rrugën e vetëshkatërrimit.

“Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit.”-shkruan kryeministri në Twitter.

Më herët reagoi edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili tha se politika e PD dhe LSI, ka shkaktuar plagosjen e dy efektivëve të policisë.(Lexo ketu)

Opozita ka zhvilluar sot protestën e nëntë ku janë hedhur shashkë dhe flakadanë. Nga shashkat janë plagosur 3 policë dhe gazetari Arben Dajci. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Pa largimin e Ramës, s’ka zgjedhje, kjo është kërkesa kryesore e PD dhe LSI.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama plagosja e policeve protesta e opozites 13 prill edi rama plagosja e policeve protesta e opozites 13 prill

Sondazh

Poll