Aktualitet

Reagon qeveria, Spiropali: Të verbuar nga humbja, ngushëlloni me mesazhin e Berishës

13 Prill 2019, 19:19 Nga DOSJA
Reagon qeveria, Spiropali: Të verbuar nga humbja, ngushëlloni me

TIRANË– Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar me anë të një statusi në Tëittëer, ndërkohë që opozita zhvillon protestën përpara parlamentit. Spiropali i përshkruan opozitarët si të verbuar nga dëshpërimi prej humbësish.

Ajo vijon më tej duke shkruar se e vetmja gjë që do të marrë opozita në këmbim, sipas saj është mesazhi ngushëllues i Berishës për protestën më të madhe në botë.

“Janë aq të verbuar nga dëshpërimi prej humbësish, sa edhe po ta mësyjnë non-stop, nga 10 herë në ditë 10 vjet rrjesht kryeministrinë dhe parlamentin, e vetmja gjë që do marrin në këmbim është mesazhi ngushëllues i Berishës për protestën më të madhe në botë!”– shkruan Spiropali.

Në fjalën e tij për mediat, Berisha u shpreh se ditën e sotme Tirana është qyteti numër një për protestën më të madhë në botë.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elisa spiropali protesta e opozites 13 prill 2019 elisa spiropali protesta e opozites 13 prill 2019

Sondazh

Poll