Politike

Berisha: Tirana është kryeqyteti i botës për protesta, Rama do ketë fundin e juntës

Ish-kryeminsitri Sali Berisha është shprehur nga protesta e opozitës se kryeministri Edi Rama nuk do të ketë shpëtim nga vrulli i protestuesve.

TIRANË– Ish-kryeministri Sali berisha ndodhet sot në protestën e organizuar nga opozita. Gjatë marshimit të protestuesve drejt Parlamentit, Berisha foli për mediat ku theksoi se Rama nuk ka shpëtim dhe se sipas tij do të ketë fundin e juntës.

Sipas ish-kryeministrit, Tirana ditën e sotme është kryeqyteti i botës për protesta.

“Një gjë është e sigurt, kjo protestë do përmbysë Edvin zografin e dytë. Forcë në Botë që e shpëton nga ky vrull i fuqishëm nuk ka dhe nuk do të ketë. Le të shkojë në shkretinat më të largëta të Azisë, por në këtë vend i ka ditët e numëruara. Unë sot jam protestues. Protesta ka një vrull të madh në rritje, sot Tirana është kryeqyteti i botës për protestën. Atë fat që pësoi diktatori dhe junta atë fat do pësojë Rama. Deputetët që lanë mandatet dhe qytetarët që po i mbështesin e shndërruan në çështje botërore protestën. Kurrë s’ka pasur kaq shumë mbështetje një lëvizje anti shtet. Edhe në vrimën e miut të shkojë nuk do mund të shpëtojë nga ky cunam. Një herë në shkretira pastaj në tunele mbatharak si ai s’ka, është i pashpresë. Policët e thjeshtë do t’i kthejnë bërrylin shumë shpejt. Fatin që kanë diktatorët do të ketë edhe Rama. Edhe në vrimë të miut të shkojë nuk do të shpëtojë nga ky cunam,”- u shpreh Berisha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë pak më parë ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në një status në Twitter, Rama i quan parti të verbuara “PD dhe LSI” që janë duke marshuar në rrugën e vetëshkatërrimit.

Rama shkruan se ka solidaritet për të gjithë efektivët e policisë që janë të detyruar të përballen me këtë politikë. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment