Vrau me pushkë ish-kunatën në sy të fëmijëve, Gjykata lë në burg Agron Tanushin/ Rrëfehet 31- vjeçari: Më kërcënuan
18 Shtator 2020, 09:00Nga DOSJA
TIRANË– Tre ditë pasi vrau ish-kunatën e tij, me pushkë në sy të fëmijëve Agron Tanushi, ka dalë ditën e sotme përpara Gjykatës së Tiranës, ku u caktua masa e sigurisë ‘arrest me burg’. 31-vjeçari që vrau kunatën e tij, 34-vjeçaren, Jetmira Hasani, ka pranuar para togave të zeza krimin, duke thënë se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të konflikteve për çështje pronësie. Po ashtu ai ka deklaruar se në ditën kur ndodhi vrasja, në shtëpinë e tyre kanë shkuar disa të rinjë nga familja e të ndjerës dhe e kanë kërcënuar.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Tanushi gjithashtu ka deklaruar se në ditën ku ndodhi ngjarja ai kishte debatuar edhe me familjarët e viktimës. Ndërkohë Tanushi pretendon se është vetëdorëzuar me dëshirën e tij në komisariat, një ditë pas vrasjes që ndodhi mbrëmjen e së martës në Bathore të Kamzës.
Ndërkohë, ditën e sotme, vëllai 34-vjeçares Jetmira Hasani, ka bërë përgjegjëse Policinë e Shtetit për krimin e rëndë. Rajmond Hasani ka deklaruar se motra e tij e kishte lajmëruar policinë po që kjo e fundit nuk kishte reaguar. Ai ka shtuar se nëse uniformat blu do të shkonin në vendngjarje në momentin që janë telefonuar motra e tij do të ishte gjallë.
Jetmira Hasani, 34 vjeçe u vra mbrëmjen e mërkurës nga kunati i saj, Agron Tanushi në banesën e saj në Bathore. Familja kishte prej kohësh probleme, por për fat të keq nuk u bë i mundur parandalimi i këtij krimi.
(A.K;F.G/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Disa orë pas largimit me dorëheqje të nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, nga Ministria e Brendshme ka ikur Sekretari i Përgjithsh...
LEZHË-Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj ka folur një ditë pasi gjykata e Lezhës e dënoi me 4 vite burg për korrupsion dhe tjetërsim pronash tek Rana...
GREQI-Cikloni në Greqi ka shkaktuar trazira në të gjithë vendin duke shkaktuar erëra të forta dhe bllokim të transportit bregdetar.6-9 orët e ardhshme deri në p...
TIRANË- Komisioni i Vetingut dhe sidomos drejtuesja e sapo-zgjedhur e këtij institucioni, Pamela Qirko, janë përballë një prove të rëndësishme integriteti,...
TIRANE– E dashura e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhisë është rikthyer në krahët e të atit të fëmijëve të saj. Romanca mes Erjona Parrucës dhe Izetit m...
SHIJAK– Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi shumë familje në Shijak. Një prej tyre ishte dhe banesa e Sali Kokomanit në fshatin Gjepal në Shijak. Stresi që u shkatoi t...
TIRANE–Ditën e sotme ka nisur KPA ndaj ish-drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela.Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda, e cila mungoi në 2 seanc...
Aktualitet18 Shtator 2020, 07:25
TIRANË- Zbardhet dëshmia e Preng Gjinit, të cilit tre ditë më parë i bënë atentat me tritol në kryeqytet. Gjini nga spitali i Traumës ka treguar para ofice...
TIRANE– Gjyqtarja Mimoza Margjeka kërkon leje nga SPAK të vizitojë fëmijët e saj.Gjyqtarja është shprehur se nuk ka asnjë person tjetër që mundet ta ndihmojë. V...