Aktualitet

TRAZOHET deti në GREQI/ Orët e ardhshme kritike për vendin, mbyllen shkollat, cilat zona do të preken

18 Shtator 2020, 08:28 Nga DOSJA
TRAZOHET deti në GREQI/ Orët e ardhshme kritike për vendin,

GREQI-Cikloni në Greqi ka shkaktuar trazira në të gjithë vendin duke shkaktuar erëra të forta dhe bllokim të transportit bregdetar.

6-9 orët e ardhshme deri në pasdite janë vendimtare për ishujt Jon, të cilët janë nën sulm nga cikloni që ka prekur Mesdheun. Në lidhje me evolucionin e ciklonit dhe fenomenet e motit intensiv, Nënsekretari i shtetit tha se cikloni do të qëndrojë në Perëndim me të njëjtën forcë për 6-9 orët e ardhshme dhe do të fillojë të dobësohet për të lëvizur në jug, ku do të vazhdojë të ndikojë në rajonet perëndimore të Peloponezit.

Zakynthos, Ithaca dhe Kefalonia janë 3 ishujt ku cikloni ka lënë më shumë dëme duke shkatërruar varka në mole, përmbytje rrugësh dhe dëme të mëdha.

Shqetësimi kryesor i autoriteteve është jeta e njerëzve, kështu që ekuipazhet e bashkisë dhe zjarrfikësit janë në patrullim në rrugë. Shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa zonat që kanë përjetuar përmbytje në të shkuarën janë futur në zonën “e kuqe”.

Lajmi i mirë është se deri tani grekët janë treguar të kujdesshëm dhe kanë marrë masat pasi asnjë i lënduar nuk është regjistruar nga cikloni dhe forca e tij.

Ekziston një plan për evakuimin e zonave bregdetare në rast nevoje, ndërsa hotelet janë të gatshëm për të akomoduar njerëzit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cikloni ne greqi cikloni ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shtator 2020, 07:25

TIRANË- Zbardhet dëshmia e Preng Gjinit, të cilit tre ditë më parë i bënë atentat me tritol në kryeqytet. Gjini nga spitali i Traumës ka treguar para ofice...