Aktualitet

Tensione në dikasterin e Lleshajt/ Largohen me dorëheqje sekretari i Përgjithshëm dhe nëndrejtori i Policisë së Tiranës

18 Shtator 2020, 08:55 Nga DOSJA
Tensione në dikasterin e Lleshajt/ Largohen me dorëheqje sekretari i

TIRANË- Disa orë pas largimit me dorëheqje të nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, nga Ministria e Brendshme ka ikur Sekretari i Përgjithshëm, Plarent Ndreca. Burime për Dosja.al bëjnë se Ndreca ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e kësaj të premteje, ndërsa në vend të tij është vendosur Elena Peci.

Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes, duket se tensionet në Ministrinë e Brendshme kanë kapur majat. Për arsye të panjohura, mëngjesin e sotëm dha dorëheqjen, edhe nëndrejtori i policisë së Tiranës, Arsen Sinomati. 

Mësohet se Sinomati ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare, duke u larguar kështu nga radhët e Policisë së Shtetit. Dorëheqja e tij erdhi tre ditës pas atentatit të mirëorganizuar në drejtim të Preng Gjinit në Tiranë.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arsen sinomati largimet ne ministrine e brendshme plarent ndreca arsen sinomati largimet ne ministrine e brendshme plarent ndreca

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shtator 2020, 07:25

TIRANË- Zbardhet dëshmia e Preng Gjinit, të cilit tre ditë më parë i bënë atentat me tritol në kryeqytet. Gjini nga spitali i Traumës ka treguar para ofice...