Politike

‘Bluzat e bardha janë dorëzuar’/ Basha jep njoftimin: Para një ore mjekët njoftuan grevë

17 Shtator 2020, 21:01 Nga DOSJA
‘Bluzat e bardha janë dorëzuar’/ Basha jep njoftimin: Para

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se sot mjekët kanë njoftuar një grevë një orëshe, duke theksuar se kjo tregon se sistemi shëndetësor është në kolaps total.

Në fjalën e tij, i ftuar në emisionin “Opinion”, Basha u shpreh se mjekësia është kolapsuar për shkak të mungesës së masave nga qeveria Rama.

“Më 20 prill i kam bërë thirrje qeverisë që të ndjekë një strategji për hapjen që përbëhet nga tre pjesë: testim gjurmimi, analiza epidemiologjike dhe marrja e masave në bazë të saj, mbështetja e shëndetësisë, që sot është në kolaps. Atë që sot e quajmë ushtri për t’u mbrojtur nga pandemia sot e ke të rraskapitur, e ke të lodhur, e ke pas asnjë mjet, të dorëzuar. Kemi mjekë që vdesin çdo javë. Sot, para se të vija këtu është njoftuar një grevë nga mjekët. Një orë para se të vija këtu është njoftuar një grevë një orëshe. E kemi sistemin në kolaps total, sepse nuk janë marrë masa nga kjo qeveri“, deklaroi Basha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll