Aktualitet

Nis seanca në KPA ndaj Donika Prelës, kërkohet shkarkimi i saj

18 Shtator 2020, 07:32 Nga DOSJA
Nis seanca në KPA ndaj Donika Prelës, kërkohet shkarkimi i saj

TIRANE–Ditën e sotme ka nisur KPA ndaj ish-drejtuesja e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela.

Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda, e cila mungoi në 2 seanca, ditën e sotme do të përfaqësohet nga një avokate.

Komisioneri publik ka deklaruar në seancë se përmes deklarimeve, Prela nuk arriti të provojë që pasuria ishte me burime të ligjshme, ndaj e cilëson deklarimin të pamjaftueshëm dhe të pasaktë, duke kërkuar shkarkimin e saj.

Donika Prela u konfirmua në detyrë në muajin shkurt, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nga verifikimet e kryera, nuk kishte rezultuar asnjë parregullsi në deklarimin e pasurisë.  Por, Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në shkallën e dytë të vettingut, KPA.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet donika prela donika prela

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shtator 2020, 07:25

TIRANË- Zbardhet dëshmia e Preng Gjinit, të cilit tre ditë më parë i bënë atentat me tritol në kryeqytet. Gjini nga spitali i Traumës ka treguar para ofice...