Aktualitet

Ndërprerje energjie, reshje të mëdha shiu, rënie të pemëve/ Cikloni ‘Cassilda’ mbyll transportin detar në Gre

18 Shtator 2020, 06:55 Nga DOSJA
Ndërprerje energjie, reshje të mëdha shiu, rënie të

GREQI– Tashmë cikloni ‘Cassilda’ ka hyrë në territoret Greke dhe përhapjen e saj mund ta ndiqni edhe LIVE.

Mirëpo ky ciklon ka sjellë dhe vështirësi në shtetin fqinj. Themi këtë pasi Linjat Kyllini- Zakynthos dhe Kyllini-Kefalonia janë mbyllur, për shkak të erërave të forta që fryjnë sot në shumë zona të Greqisë perëndimore.

Linja e trageteve Rio-Antirrio është gjithashtu e mbyllur duke shkaktuar probleme në të gjithë transportin bregdetar.

Ndërprerja e energjisë dhe rënia e pemëve është po ashtu një tjetër pasojë që ky ciklon ka sjellë në shtetin fqinj.

Zonat “e kuqe” mbrëmjen e djeshme ishin Etoloakarnania , Ilia , Achaia , Arcadia , Messinia , Kefalonia , Zakynthos dhe Ithaca . Moti i keq gjithashtu shkaktoi dëme të konsiderueshme në Kefalonia, kryesisht për shkak të rënies së pemëve .

Erërat e forta dhe reshjet e mëdha të shiut në intervale janë karakteristikat kryesore të valës së motit të keq që prek kryesisht zonat bregdetare të Ilias.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cikloni “cassilda” greqi live me satelit cikloni “cassilda” greqi live me satelit

Sondazh

Poll