“Motra lajmëroi policinë, por nuk mbërriti në kohë”/ Vëllai i 34-vjeçares që u vra nga ish-kunati fajëson policinë
18 Shtator 2020, 07:00Nga DOSJA
TIRANË- Vëllai i 34-vjeçares Jetmira Hasani që u vra të martën në Bathore nga ish-kunati ka bërë përgjegjëse Policinë e Shtetit për krimin e rëndë. Rajmond Hasani ka deklaruar se motra e tij ka lajmëruar policinë pak minuta para se të ndodhte krimi i rëndë, por uniformat blu nuk mbërritën në kohë në vendngjarje.
“Po të ishte Policia në krye të detyrës, që të bënte punën siç i takon, motra ime do të ishte gjallë sot. Policia vërtet ka shkuar aty, po çfarë ka bërë? E ka shoqëruar në Komisariat? Nuk e ka shoqëruar. I ka kërkuar të paraqitet në mënyrë vullnetare”, u shpreh vëllai i viktimës për Panorama.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 15 shtator në banesën e Jetmira Hasanit në rrugën “Apollonia” në Bathore Jetmira Hasani, prej vitesh jetonte në Greqi, por edhe pse ishte divorcuar me vëllanë e Tanushit, sa herë vinte në Shqipëri, jetonte në shtëpinë e familjes Tanushi. Për këtë arsye, mes autorit dhe viktimës, ka pasur shumë herë sherre për shkaqe pronësie. Agron Tanushi pretendonte se gjithë banesa në Bathore është në pronësi të tij, ndërsa ish-kunata pretendonte se një kat i përkiste asaj. Për këtë arsye Tanushi vrau ish-kunatën me pushkë në sy të vajzës 8-vjeçe. Ai u arrestua nga Policia një ditë pas krimit të rëndë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHIJAK– Zona e Shijakut është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga zjarri duke bërë që sipërfaqe të mëdha të digjen tërësisht.Fatmirësisht ndihmësi kryesor për shua...
TIRANË- Jep dorëheqjen nga detyra zv.drejtori për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Arsen Sinomati. Mësohet se Sinomati ka dhënë d...
SHQIPËRI- Cikloni mesdhetar “Cassilda” është futur zyrtarisht në brigjet perëndimore të Greqisë, dhe në shtetin fqinj mbrëmjen e djeshme ka pasur rrebeshe ...
TIRANË–Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë goditjen e kartelit të drogës në Shqi...
Meteorologia Adiola Bami, në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin ‘Pasdite me Xhaxhiun’ në televizionin FaxNews, ka folur rreth ciklonit që pritet të kap br...
Transferimi i protestave të naftëtarëve të Ballshit në kryeqytet, ka detyruar përfaqësuesit e qeverisë të sqarojnë pozicionin e tyre. Në një intervistë për Tele...
TIRANË– Gazetari Elton Qyno është shprehur se Eldi Dizdari, koka e kartelit të drogës që u shkatërrua sot, ka ikur të jetojë në Dubai, për të shmangu...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mbledhur shefat e Policisë së Tiranës dhe Elbasanit për të diskutuar lidhur me si...