Aktualitet

Tre ditë pas atentatit që tronditi kryeqytetin/ Jep dorëheqjen nga detyra zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Arsen Sinomat

18 Shtator 2020, 06:27 Nga DOSJA
Tre ditë pas atentatit që tronditi kryeqytetin/ Jep dorëheqjen

TIRANË- Jep dorëheqjen nga detyra zv.drejtori për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Arsen Sinomati. Mësohet se Sinomati ka dhënë dorëheqjen për arsye familjare, duke u larguar kështu nga radhët e Policisë së Shtetit.  Dorëheqeja e tij erdhi tre ditës pas atentatit të mirëorganizuar në drejtim të Preng Gjinit në Tiranë.

Kush është Arsen Sinomati?

Arsen Sinomati mori këtë post të rëndësishëm në vitin 2017 dhe më herët ka qenë shef i Komisariatit nr.2 të Tiranës. Emri i tij është bërë i njohur pas një incidenti me bandën e Emiljano Shullazit, kreut të grupit kriminal që sot gjendet në burg. Sinomati, sipas denoncimeve nga qytetarët, u rrah nga Shullazi pse kreu kontroll në zonën ku banonte dhe vepronte grupi i Shullazit.

Po kështu, ai është personazh i njohur, sepse gjatë operacionit “Fund i marrëzisë” në vitin 2013,  ai u shkarkua si kreu i krimeve të Tiranës, me akuzën për “dekonspirim” të aksionit. Arsen Sinomati u shkarkua nga Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm në atë kohë, pasi këtë të fundit, nuk e bindën masat e marra nga komandanti i postës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arsen sinomati jep dorëheqjen zv.drejtori i policisë së tiranës arsen sinomati jep dorëheqjen zv.drejtori i policisë së tiranës

Sondazh

Poll