Aktualitet

LIVE me satelit/ Cikloni i fuqishëm “Cassilda” godet Greqinë, krijon dëme të konsiderueshme në shtetin fqinj, mbyll tra

18 Shtator 2020, 06:25 Nga DOSJA
LIVE me satelit/ Cikloni i fuqishëm “Cassilda” godet

SHQIPËRI- Cikloni mesdhetar “Cassilda” është futur zyrtarisht në brigjet perëndimore të Greqisë, dhe në shtetin fqinj mbrëmjen e djeshme ka pasur rrebeshe intensive shiu, përmbytje dhe stuhi ere.

Stuhia sub-tropikale vijon të jetë e pranishme dhe ditën e sotme duke u përhapur në territore të ndryshme të Greqisë.

Zonat “e kuqe” mbrëmjen e djeshme ishin Etoloakarnania, Ilia, Achaia, Arcadia, Messinia, Kefalonia, Zakynthos dhe Ithaca . Erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona në vend, rënie të pemëve si dhe bllokim të transportit bregdetar.

6-9 orët e ardhshme deri në pasdite janë vendimtare për ishujt Jon, të cilët janë nën sulm nga cikloni që ka prekur Mesdheun.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias tha se vendi ka përjetuar një natë të vështirë dhe gjatë mëngjesit të ditës së sotme janë shfaqur fenomene intensive mirëpo mekanizmi shtetëror është në gatishmëri për të adresuar problemet që janë krijuar, ka shtuar ai.

Për fatin tonë të mirë Shqipëria nuk do të preket plotësisht nga ky ciklon dhe në vendit tonë do të ketë rreshje shiu dhe erëra vetëm në jug të vendit.

“Dita e Premte (gjatë orëve të para të 24-orëshit) nis me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën e jugore, sipas meteoalb. Për tu theksuar është fakti se nesër pritet të ketë erë intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/s, por hera herës era fiton intensitet deri në 15-25m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre si dhe zonat luginore të vendit.”, parashikon Meteoalb.

Karakteristikat e Ciklonit Mesdhetar

Sipas shërbimit meteorologjik të Observatorit Kombëtar të Athinës, moti i keq gradualisht po merr karakteristikat e një Cikloni Mesdhetar (Medicane). Sipas të dhënave më të fundit të parashikimit, cikloni do të lëvizë i përforcuar drejt Jonit Qendror dhe Peloponezit Veriperëndimor. Sidoqoftë, trajektorja mbetet e pasigurt, me një skenar më të mundshëm për t’u kthyer në jug.

(J.V/A.B)/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cikloni godet greqinë cikloni mesdhetar “cassilda” cikloni godet greqinë cikloni mesdhetar “cassilda”

Sondazh

Poll