Aktualitet

Përplasi për vdekje 24-vjeçarin në Fier, arrestohet një ditë pas aksidentit shoferi 28-vjeçar

18 Shtator 2020, 07:19 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje 24-vjeçarin në Fier, arrestohet

FIER- Policia e Fierit ka arrestuar shoferin 28-vjeçar me iniciale K.M, i cili mbrëmë në fshatin Qenas përplasi për vdekje 24-vjeçarin me iniciale Q.M.  Mbi 28-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Qenas ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi Q. M., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit së bashku me mjetin e tij tip “Fiat Punto”, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen 24- vjeçarin, u largua nga vendngjarja. U arrestua për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Qenas, teksa 24-vjeçari me iniciale Q.M  po udhëtonte me biçikletë. Pas përplasjes 24-vjeçari mori plagë të mëdha dhe mbeti i vdekur në vend. Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, por ai u arrestua një ditë më vonë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier vdes 24-vjeçari në fier aksident ne fier vdes 24-vjeçari në fier

Sondazh

Poll