Aktualitet

Aksident me vdekje, makina përplas 30-vjeçarin me biçikletë

17 Shtator 2020, 20:59 Nga DOSJA
Aksident me vdekje, makina përplas 30-vjeçarin me

FIER– Një 30-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fier, në fshatin Qenas, rreth orës 22:00.

30-vjeçari me inicialet Q.M, banues në Mbrostar, po udhëtonte me biçikletë në aksin rugor pranë fshatit Qenas, në momentin që është përplasur nga një automjet. Për pasojë, 30-vjeçari ka marrë plagë të mëdha duke mbetur i vdekur në vend. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, Fier, në afërsi të një karburanti, një mjet ende i pa identifikuar, ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë. 30-vjeçari si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne fier fier aksident me vdekje ne fier fier

Sondazh

Poll