Aktualitet

Krimet në vend/ Ardi Veliu ‘kërcënon’ vartësit në Tiranë dhe Elbasan, jep PARALAJMËRIMIN e fundit: Qëndrimi në dety

17 Shtator 2020, 20:42 Nga DOSJA
Krimet në vend/ Ardi Veliu ‘kërcënon’ vartësit

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mbledhur shefat e Policisë së Tiranës dhe Elbasanit për të diskutuar lidhur me situatën krimale në vend. Mësohet se gjatë mbledhjes ka pausr ngritje zëri dhe paralajmërime për largime, ndërsa Veliu ka kërkuar rezultate nga vartësit e tij.

Veçanërisht Veliu ka kërkuar bashkëpunim mes drejtorive, duke lënë edhe afat për zbardhjen e ngjarjeve kriminale, të cilat do të përcaktojnë qëndrimin e tyre në krye të detyrës. Veliu ka kërkuar që policia të mbajë nën vëzhgim personat me precedentë kriminalë apo ata që kanë tendencë për t’u përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Pas takimit me Veliun, Policia ka zbarkuar në terren në disa qarqe të vendit, duke ngritur postblloqe për kapjen e personave me precedentë penale. Deri më tani kontrolle po ushtrohen në Krujë, Tiranë, Korçë dhe Elbasan, ku ngjarja e fundit kriminale u shënua sot në mëngjes.

LAJMI KRYESOR: Policia në këmbë! Kruja, Tirana, Elbasani, Korça e Berati nën sundimin e shtetit, atentati dhe vrasjet mbushin rrugët me efektivë, kontrolle dhe në banesa

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu kontrolle blic ne shqiperi ardi veliu kontrolle blic ne shqiperi

Sondazh

Poll