Aktualitet

Ndërron jetë polici tek Infektivi, para dy javësh humbi të atin me Covid-19 (EMRI)

17 Shtator 2020, 19:43 Nga DOSJA
Ndërron jetë polici tek Infektivi, para dy javësh humbi të

TIRANË– Ilir Nerguti, punonjës i Policisë së Shtetit ka ndërruar jetë tek reparti i Infektivit. Mësohet se Nerguti ishte shtruar prej tre javësh në spital, pasi ishte infektuar me Covid-19.

Ditën e sotme, gjendja shëndetësore e Nergutit u rëndua duke bërë që punonjësi i Policisë së Shtetit të ndërrojë jetë. Covid-19 i kishte dëmtuar shumë mushëritë.

Por, ky nuk është i vetmi person që Covid-19 mori nga familja Nerguti. Vetëm para dy javësh, Nerguti, humbi të atin nga koronavirusi, në moshën 82-vjeçare.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ndërruan jetë katër persona, ndërkohë që u infektuan edhe 132 të tjerë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir nerguti infektivi ilir nerguti infektivi

Sondazh

Poll