Aktualitet

Sherr në studio/ Fitim Zekthi kujton përgjimet e Dibrës, Bollino: Dëgjova Ramën…thanë dhe që PD-ja i kishte kërcënuar

17 Shtator 2020, 19:39 Nga DOSJA
Sherr në studio/ Fitim Zekthi kujton përgjimet e Dibrës, Bollino:

TIRANË– Carlo Bollino dhe Fitim Zekthi janë përplasur mbrëmjen e sotme. Të ftuar në studion e “Open”, të dy debatuan teksa Zekthi u shpreh se në Shqipëri mbizotërojnë zgjedhjet e vjedhura me anë të bandave.

Ai u shpreh se në Durrës janë Avdylajt, ndërsa në Dibër, mbizotërojnë bandat e tjera, sipas përgjimeve. Nga ana tjetër, Bollino tha se nuk ka dëshirë të flasë për përgjimet sepse i ka dëgjuar edhe vetë, duke u përmendur edhe anëtarë të Partisë Demokratike. 

Pjesë nga debati

Fitim Zekthi: E tregoi Durrësi me bandën e Avdylajve…

Carlo Bollino: Mirë shikoni…mos e hapim historinë e përgjimit të Dibrës, unë dëgjova dhe Ramën që tha diçka, dëgjova dhe që thanë se kanë ardhur njerëzit e Partisë Demokratike të na kërcënojnë.

Fitim Zekthi: Po ju shiko, thoni prapë PD-ja….

Carlo Bollino: Mendoj mos ta hapim fare këtë temë.

Andi Bushati: Mendoni që zgjedhjet janë të shpëtueshme?

Fitim Zekthi: Janë, sepse nëse nuk shpëtohen, mjerë ky vend e mjerë ne…

Andi Bushati: Më thuaj një regjim që ka rënë me zgjedhjen… më thuaj një

Fitim Zkethi: Ka disa që kanë rënë, vjen një pikë që nuk durohet më…vijon…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet carlo bollino fitim zekthi carlo bollino fitim zekthi

Sondazh

Poll