Aktualitet

ZBARDHEN EMRAT, kush janë 5 të arrestuarit e operacionit LOS BLANCOS, bashkë me Eldi Dizdarin dhe kompaninë BELLO dërgonin

17 Shtator 2020, 10:02 Nga DOSJA
ZBARDHEN EMRAT, kush janë 5 të arrestuarit e operacionit LOS BLANCOS,

TIRANË– Janë zbardhur emrat e 5 të arrestuarve në Shqipëri në kuadër të operacionit Los Blancos. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të arrestuarit janë nga disa qytete. Përkatësisht: Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Gentjan Manaj.  Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasit Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro. Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasi Rexhino Ibrahimi. Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Vladimir Lesaj.

Të 5 të arrestuarit pritet të ekstradohen në Itali për llogari të Interpol Romës.

Sot, Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur kartelin e parë shqiptar të drogës. Ai është “Los Blancos” dhe dyshohet se kryesohet nga biznesmeni Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Dubai dhe pritet që të sillet në Shqipëri. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elvis jaupaj gentjan manj goditen los blancos jorin llambro karteli shqiptar i droges rexhino ibrahimi vladimir lesaj elvis jaupaj gentjan manj goditen los blancos jorin llambro karteli shqiptar i droges rexhino ibrahimi vladimir lesaj

Sondazh

Poll