Aktualitet

Përplasje mes naftëtarëve dhe Policisë para ministrisë së Infrastrukturës, disa persona tërhiqen zvarrë, një i shoqër

17 Shtator 2020, 09:58 Nga DOSJA
Përplasje mes naftëtarëve dhe Policisë para ministrisë

TIRANË– Përplasje mes naftëtarëve dhe Policisë para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në Tiranë. Disa naftëtarë janë janë tërhqur zvarrë nga forcat e policisë. Mësohet se njëri prej tyre është shoqëruar.

Kjo situatë ka ardhur, pasi ditën e sotme naftëtarët e Ballshit kanë ardhur në Tiranë për të mbajtur protestë para Ministrisë së Infrastrukturën, ku kërkojnë pagat e 27 pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Këta të fundit nuk kanë mundur të takojnë ministren Balluku. Po kështu,  naftëtarët nuk janë lejuar nga policia që të grumbullohen para kësaj godine, për shkak të COVID-19.

“Të hash një herë bukë në ditë. Na janë prerë dritat, na është prerë uji. Po rrojmë sin ë mesjetë. I bëjmë thirrje dhe Linda Ramës që hiqet si ëngjëll për Zahon e saj që e ka cuar nëpër plazhe. Nuk duam plazhe, nuk duam luks, duam vetëm bukën tonë. Jemi në kufi të mbijetesës”, tha një protestuese.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e naftëtarëve të ballshit protesta e naftëtarëve të ballshit

Sondazh

Poll