Aktualitet

“Duam rrogat dhe punën”/ Naftëtarët e Ballshit protestë pesë orë para Ministrisë së Energjisë, përplasen me polici

17 Shtator 2020, 09:00 Nga DOSJA
“Duam rrogat dhe punën”/ Naftëtarët e Ballshit

TIRANË- Ditën e sotme naftëtarët e Ballshit kanë protestuar për pesë orë para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë teksa kërkuan 27 pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në uzinën e Ballshit. Ata kanë kërkuar edhe sot takim me ministren Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk i ka pritur në zyrë.

Protesta është shoqëruar me përplasje me efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për shpërndarjen e turmës. Duke qenë se jemi në periudhë pandemie, grumbullimet nuk janë të lejuara.

Protestuesit tentuan të futeshin në godinën e Ministrisë, ndërsa efektivët nuk i lejuan, duke sjellë ëkshtu tensione dhe përplasje. Për pasojë, janë shoqëruar në Polici disa persona, mes tyre dhe pedagogu Arlind Qori dhe pedagogu Arben Kola.

“Le ta shkrijnë sot atë kompani nëse del me humbje. I bëj thirrje policisë minimalisht një nga këta të marrë përfaqësuesit tanë dhe ministrja ta presë këtë njeri, nuk është një rrugëtar kalimthi. Turp që në 2020 trokitëm në një derë dhe nuk hapën. ne jemi me ju, dhe ju duhet të na mbështesni. Të vlerësojnë mundin dhe sakrificën që këta naftëtarë kanë 11 muaj që sorrollaten”, tha një protestues.

Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit. Edhe më herët ata kanë kërkuar pagat e prapambetura dhe i kanë bërë edhe kërkesë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku naftëtarët e ballshit protesta e naftëtarëve të ballshit belinda balluku naftëtarët e ballshit protesta e naftëtarëve të ballshit

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shtator 2020, 07:59

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Bujar Çelës në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kamerat në vendin e ngjarjes kanë xhiruar mom...